KAPSHTICË – Policia ka kapur një mjet në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës me drogë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se mjeti u zbulua teksa ishte duke u kontrolluar një procedure, gjë që ndodh me të gjitha mjetet që hyjnë në kufi.

Paraprakisht dyshohet se sasia e drogës e gjetur të jetë rreth 40 kg, e cila ishte fshehur në shasinë e mjetit.

Aktualisht janë duke u shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit dhe disa persona të tjerë të dyshuar.

Pritet një komunikatë zyrtare në vazhdim. Policia po shkon edhe në banesat e personave të dyshuar për të kryer komtrolle të imtësishme. Droga është duke u peshur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb