Komisioni i hetimit të ngjarjes në Kapitol më 6 janar 2021, me një letër dërguar vajzës së ish- presidentit amerikan kanë kërkuar bashkëpunimin e Ivanka Trump.

Letra shënon lëvizjen e parë të anëtarëve të komitetit për të nxjerrë një deklaratë nga një anëtar i familjes së Donald Trump. Tashmë, kërkimet duket se janë të orientuara drejt mjedisit të tij të afërt.

Ivanka Trump ishte një këshilltare e lartë e babait të saj gjatë presidencës, ashtu si edhe bashkëshorti i saj, Jared Kouchner. Të dy konsideroheshin një çift shumë i fortë, që punonin pranë Donald Trump.

Kapitol

Letra vjen pasi Senatorja e Uajomingut Liz Cheney tha se komisioni kishte mbledhur prova që Ivanka i kishte kërkuar të atit të anulonte sulmin në Kapitol ndërsa turma sulmoi ndërtesën, me skena dhune që tronditën vetëm SHBA-në, por edhe mbarë botën. Në të njëjtën kohë, ai shënon një hap në punën e komisionit për të hetuar faktet rreth pushtimit.

Letra drejtuar Ivankës vjen menjëherë pasi u njoftua se Gjykata e Lartë e SHBA-së kishte refuzuar kërkesën e Trump që dosjet e Shtëpisë së Bardhë të mos bëhen publike në Komisionin. Si rezultat, më shumë se 700 dokumente që mund të hedhin dritë mbi sulmin mund t’i përcillen Kongresit, pa përjashtuar atë që ndodhi dhe rolin e Trump në pushtimin vdekjeprurës.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: