Babai i djalit 10-vjeçar që u shtyp tragjikisht nga një autoambulancë në Kakavijë, ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë. Nik Ndoi ka rrëfyer për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ momentet dramatike, kur pa se si ambulanca me shpejtësi mori përpara dhe e hodhi për 30 metra në ajër djalin e tij të mitur, dhe më pas e shtypi.

“Nga momenti tragjik mbaj mend që çuni ishte përbri makinës. Vinte një ambulancë me shpejtësi të madhe. Në momentin që e kam parë ambulancën kam qenë larg. S’kam arritur çunit t’i thërras emrin, që t’i them; “Mos lëviz, rri atje”. E pash që ambulanca e gjuajti 30 metra larg. Me dy dyja rrogat e krahut të majtë, kaloi mbi çunin.”, tha babai.

Pyetje nga moderatorja Evis Ahmeti:
Ku ishte djali në ato momente?

Babai: Të gjithë njerëzit ishin jashtë makinave, pasi brenda nuk qëndroje dot se ishte vapë. Ne po rrinim aty, bashkë me fëmijët. Ata hynë brenda në makinë dhe po lexonin ca libra për të kaluar kohën. Në një moment çuni doli nga makina, po rrinte jashtë. Ka qenë në vijën ndarëse të rrugës, ka qenë brenda nga makina. Kemi qenë të parkuar. Ka qenë larg 70-80 pond larg nga rruga makina…I kishim lënë makinat më jashtë rrugës. Kemi parë çdo gjë me sytë tanë. Njerëzit thonë se nuk kishte të sëmurë brenda në ambulancë. Ai mbante njerëz dhe i merrte poshtë dhe i nxirrte në Doganë (shoferi i ambulancës). Ka dhe video ku shfaqen policë që marrin njerëz dhe i çojnë në Doganë. Se vërtetoj dot këtë gjë. Ambulanca ndaloi dhe se kisha mendjen të shihja atë, (shoferin) pasi e kisha mendjen tek djali. S’e kam parasysh shoferi. S’e di nëse e çoi ai djalin tek spitali. Një person më kujtohet, ishte një i mbushur, rreth të 50-ave. S’e di, s’jam i sigurt. S’e përcaktoj dot kush e çoi djalin. Videot ato ditë s’i kam parë. Unë s’kam parë asnjë lajm fare deri sot. Askush s’ma kapi fëmijën. Pasi duhet të ishin persona të specializuar. Djali në mos të them ishte i mbaruar. Nuk kishte shpresa për të jetuar, se i vuri dhe rrotat sipër. Asnjë nuk ka na kontaktuar. As nga familja e shoferit të ambulancës, as nga shteti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb