Milioneri i dikurshëm David Glashin ka pasur në pronësi një kompani që merrej me gërmimet e arit në Papa Guinen e Re. Asokohe bashkëpunonte me biznesmenët më të mëdhenj të botës, e pas një “stuhie” në bursën e vitit 1987 e humbi pjesën më të madhe të pasurisë.

Kur e braktisi gruaja vendosi të zhvendoset në një ishull të vogël në verilindje të Australisë. Atje i bënte shoqëri vetëm qeni.
“Dua të vdesë këtu. Është parajsa ime në tokë. Kur erdha në ishull kam qenë i dhënë shumë pas parasë. Paraja i helmon njerëzit, e për shkak të tyre u shkatërrua martesa ime”, ka shpjeguar David në filmin dokumentar që flet për jetën e tij.

Ish-milioneri pranon se nganjëherë i mungojnë bisedat me njerëz, dhe thotë se do të dëshironte që nganjëherë dikush ta vizitojë. Atij i pëlqen shumë natyra që e rrethon, por shtoi se nëse e gjen veten në bela nuk ka kush ta ndihmojë dhe se vdekja është e pashmangshme.

Glashin2
Glashin2

“Duhet të mendoni pozitivisht tërë kohën përndryshe do të çmendeni, pasi do të mendoni se gjërat nuk po ju shkojnë sipas planeve”, ka shtuar ai.

Ai thotë se diçka mund të mos shkojë mirë dhe se “mund ta presë stuhia apo ta thyejë ndonjë këmbë apo dorë”. 76-vjeçari që vërtetë ka pasur probleme të ngjashme, është i bindur që po të mos e kishte pasur telefonin satelitor, ndoshta sot nuk do të ishte gjallë.
“Sigurisht se do të isha i vdekur po të mos ishte telefoni. Më është dashur të eci më shumë se 60 metra zvarrë për ta kapur”, ka shtuar Glashin.

Glashin 3
Glashin 3

Megjithatë një herë në vit ai largohet nga ishulli, me qëllim që të mund t’i sigurojë ushqimet dhe sendet tjera që e mbajnë atë gjallë atje, shkruan tg.
Gjithçka është ndryshe nga jeta që e bënte dikur kur i kishte 37 milionë dollarë. Sidoqoftë, thotë se 22 vitet e kaluar në ishull e kanë “përmirësuar”.

Ajo çfarë më së shumti e lëndon është ndarja nga familja. Ka dy fëmijë– një djalë 21-vjeç dhe vajzën që kurrë nuk e vizitoi ishullin e tij. Madje ai i mbijetoi dhimbjes së madhe, kur vajza e tij e dytë u mbyt 6 vite më parë.

Në anën tjetër, autoritetet australiane dëshirojnë ta largojnë nga ky ishull, por David është i vendosur që pjesën tjetër të jetës ta kalojë aty dhe shtrohet pyetja nëse do t’ia arrij qëllimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: