SHKODËR

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve dhe Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim:

L. H., 53 vjeç, banues banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Për këtë shtetas, Gjykata Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin e datës 20.12.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, në gusht të vitit 2020, në bashkëpunim me shtetasit P. Ç. dhe L. N. (të ndaluar më parë), dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në fshatin Mazrek, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: