Kryebashkiaku i Selenicës, Pëllumb Binaj, flet pas incidentit të ndodhur sot, ku u dhunua nga një 57-vjeçar.

Në një intervistë për gazetarin e “News24” dhe “BalkanWeb”, Enrik Mehmeti, kryebashkiaku Binaj shprehet se ka qenë duke zhvilluar një takim me dy shoferë furgonësh të linjës Vlorë-Sevaster, kur pronari i tyre ka shkuar dhe e ka goditur, nën efektin e alkoolit.

Incidenti ka ndodhur ne Vlore, ne kuader te nje takimi qe me kerkuan dy shoferë furgonash te linejs Vlore-Sevaster. Ne kohen qe filluam te sqaronim ankesen e trye erdhi pronari i tyre, nen efekte te fuqishme alkooli me sa kuptova, me goditi dhe me ofendoi, pasi pretendon se ne nuk e kemi ndihmuar per te hequr linjen Sevaster-Vlore.

Ne fakt kjo licence eshte dhene nga kryetari i meparshem i bashksie. Pelat Bonaj ka 3 orare per linjen Vlore-Sevaster. Ne fakt problemi eshte orari i mesuesve, qe jane klientele e garantuar. Kemi qene ne negociata me kete si person qe t’i jepet nje zgjidhje. I kemi kerkuar qe nje orar ta lere ne favor te nje shoferi qe eshte nga fshati Sevaster, ai s’ka pranuar.

Ne kemi qene ne kontakte, i kerkoja kompromis qe te zgjidhej ky konflikt dhe ai vazhdonte me presione qe te hiqnim orarin tjeter, gje qe ne nuk e kemi bere.
Pelati eshte nje konsumator alkooli, dhe nga ajo qe me deklaruan familjaret e tij , te cilet erdhen sot ne zyren time dhe me kerkuan ndjese. Une e mirekuptoj qe ka qene nen efektin e alkoolit. Ai eshte djale nga zona jone.

Por ne si drejtues duhet ta japim nje mesazh. Ne zgjidhjen e konflikteve administratat tona ndodhen nen presione te vazhdueshme. Raste konfliktesh kemi te perditshme. Ka raste qe i pranojne zgjidhjet , ka te tjere qe nuk bien dakord”, thekson kryebashkiaku Binaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb