Çdo ditë e më shumë po njihemi me ngjarjet ku shqiptarët janë kthyer në heronj. Më i fundit është i kardiokirurgut të njohur shqiptar që jeton dhe punon në Irlandë Kristo Papa, i cili i ka shpëtuar jetën një pasagjeri të avionit ku udhëtonte me bashkëshorten.

“Ka qenë ora 2:45 e mëngjesit të së mërkurës kur pasagjeri, një burrë 63 vjeç i ulur pranë meje humbi ndjenjat. Iu afrova pranë dhe i dhashë ndihmën e parë pasi konstatova se ishte një rast Lipotimie”, tregon doktori për “BalkanWeb”.

Përgjatë 40 minutave e cila ishte pjesa e ë mbetur nga Cork i Irlandës për në Verona doktori shqiptar ka arritur ta mbajë në parametra jetësorë deri në mbërritjen e ambulancës.

Pas shoqërimit nga ekipi mjekësor i 63-vjeçarit për në ambulancë të gjithë pasagjerët kanë duartrokitur veprimin e doktorit shqiptar duke e quajtur një hero.

Doktori e ka vizituar dhe ditën e sotme pasagjerin ku ka marrë konfirmim se ai është jashtë rrezikut për jetën. Sipas mjekëve të spitalit nëse nuk do t’i jepej ndihmë e duhur në kohë, 63-vjeçari do të kishte humbur jetën.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb