LIBI- Grupi islamisk ISIS ka bërë të ditur se ka rrëmbyer tre persona të krishterë në Libi. Personat e rrëmbyer janë me origjinë nga Egjipti, Nigeria dhe Gana. Siç transmeton “Rusia Today”, ISIS ka bërë të ditur ISIS nëpërmjet rrjeteve sociale rrëmbimin e tyre, ndërsa janë publikuar edhe fotografitë dhe pasaportat e të rrëmbyerve.

Ata janë rrëmbyer në Nuflijaju, një qytet që është nën kontrollin e shtetit islam që kur xhihadistët kanë themeluar një bazë në Libi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: