Sonte, Shqipëria nis rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve ndaj Islandës në transfertë në orën 20:45, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës B. Islandezët i gëzohen faktit se Kombëtarja kuqezi do të luajë pa sulmuesit kryesorë, si Armando Broja, Myrto Uzuni apo edhe Rey Manaj.

I pari sapo ka kaluar Covid-19 ndërsa dy të tjerët janë të dëmtuar. Sidomos për Brojën, vendasit gësojnë, pasi e quajnë sulmuesin e Chelseas si më të rrezikshmin e skuadrës shqiptare.

Capture

Shqipëria synon të marrë tri pikët e para në ishull, ku asnjëherë nuk ka ndodhur në gjithë përballjet ndaj Islandës. Suksesi në këtë sfidë vlen shumë, pasi Shqipëria përmes Ligës së Kombeve mund të shkojë edhe në Euro 2024.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb