ITALI

Një aksident ajror ka ndodhur në një zonë turistike në Itali. Sipas mediave vendase një helikopter u përplas me një aeroplan turistik në zonën e akulltë të malit “Rutor”, rreth 2500 metra mbi nivelin e detit në Valle d’Aosta.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas raportimeve nga përplasja kanë mbetur të vdekur pesë persona, ndërsa dy të tjerë janë plagosur, të gjithë turistë të huaj. Nuk dihet ende identiteti i personave që kanë vdekur, ndërsa dy të plagosurit të cilët u transportuan në spital janë një shtetas, francez dhe një zvicerian.


Helikopterë të urgjencës së bashku me një ekip të specializuar mjekësor shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb