Bilanci italian i pandemisë flet për një ulje të ndjeshme të shifrave, të ndikuara deri diku nga periudha e Pashkëve, por edhe nga masat tejet të rrepta që qeveria italiane ka ndërmarrë gjatë kësaj periudhe.

Të infektuarit në 24 orët e fundit janë 10680, ndërsa një ditë më parë ishin 18 mijë. Ndërkohë që viktimat e regjistruara zbresin poshtë shifrës 300, konkretisht 296, nga 326 të 24 orëve më parë, për një total prej 111326 viktima nga fillimi i pandemisë.

Ndërsa personat pozitivë ditën e sotme janë ende sipër gjysmë milionit, rreth 28 mijë ndodhen në spital, 3737 prej tyre ndodhen në terapi intensive.

Lombardia është rajoni dukshëm me më shumë të infektuar, 6626, e ndjekur me distancë nga Veneto me 1679 dhe Kampania me 1599.

Nëntë rajone janë në nivel kritik, pra me të paktën 250 raste për 100 mijë banorë, në veçanti Valle d’Aosta, Piemonte, Friuli, Puglia, Emilja Romanja, Lombardia dhe Toskana.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: