“Pacienti një” nga Lombardia “tani është mirë dhe ndoshta pas të hënës do të dalë nga spitali San Matteo e Pavia. Lajmin e bëjnë me dije autoritetet shëndetësore italiane.

Të premten 38-vjeçari nga Codogno, i shtruar një muaj më parë pasi ishte infektuar me koronavirus doli nga terapia intensive. Por Mattia nuk do të ketë mundësi të shohë më babain e tij Moreno. Burri është një nga 62 viktimat e Castiglione Adda.

Lajmi i vdekjes së babait Moreno, vjen pikërisht në orët e njoftimit se Mattia ishte në kushte të mira shëndetësore.

Edhe bashkëshortja e Mattia shtatzënë në muajin e 8-të, ishte positive me koronavirus, por tashmë është shëruar dhe ka dalë nga spitali. Mattia kishte qenë në spital disa ditë më parë, por nuk ishte diagnostikuar me Covid-19. Për këtë rast prokurori I Lodi Domenico Chiaro ka nisur një hetim për shpërthimin e epidemisë. Që nga ajo ditë jeta e Lombardëve është tronditur shumë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb