MODENA- Shkatërrohet një bandë në Itali, e cila kishte planifikuar rrëmbimin e kufomës së Enzo Ferrarit dhe më pas do të kërkonte shpërblim të majmë familjes së tij. Mediat italiane raportojnë se 34 persona kanë rënë në pranga, mes tyre dhe një shqiptar, pasi ishin pjesë e një grupi kriminal që trafikonin armë dhe drogë.

Operacioni u zhvillua në Sardenja, Emilia, Lombardi, Veneto dhe Toscana. ‘Corriere’ shkruan se banda kriminale në fjalë kishte planifikuar vjedhjen e trupit të Ferrarit, prodhuesi i automjeteve sportive, i cili që prej 1988-ës prehej në varrezat e San Cataldo-s në Modena. I gjithë plani ishte ideuar nga një i burgosur dhe më pas parashikohej transportimi i kufomës gjatë natës me dy makina dhe një furgon. Viktimat e kësaj ngjarje, djali i Enzo Ferrarit, Piero dhe kompania e makinave në Maranello janë ende nën hetim nga policia.

‘Ansa’ shkruan se mes të arrestuarve është dhe 35-vjeçari shqiptar, Gentijan Tusha. Po ashtu thuhet se banda kriminale kishte shtrirë aktivitetin e saj mes Sardenjës dhe Italisë veriore.

Enzo Ferrari vdiq në Modena në gusht të vitit 1988 në moshën 90 vjeçare dhe u varros në krah të djalit të tij, Alfredo (Dino). Ky i fundit vdiq në moshën 24-vjeçare. Varri është vendosur në pjesën historike të varrezave San Cataldo, i mbrojtur nga një portë hekurt, zbukuruar me skulptura, ndërsa vizitohet çdo vit nga mijëra adhurues automobilistik.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: