Me rikthimin në shkollë në shtator, nxënësit dhe mësuesit në Itali do t’i thonë lamtumirë mësimit në distancë, maskave, me pak fjalë, të gjitha rregullave Covid që kanë shoqëruar fëmijët në dy vitet e fundit. Dispozitat e reja për kthimin në klasë parashikojnë në fakt rikthimin e gjendjes në shkolla njësoj si para-Covid.

Nxënësit dhe studentët shkruan “Corriere della Sera”, do t’i gjejnë tavolinat dyshe në klasa dhe nuk do të duhet të përshtaten më me masat me të cilat është dashur të mësohen, gjatë gjithë Pandemisë.

Jo më mësime në distancë për pozitivët dhe kontaktet me pozitivët, të cilët u detyruan të qëndronin në izolim në karantinë, duke ndjekur mësimet nga shtëpia, mësimdhënie dixhitale e integruar.

Në rast emergjence – Megjithatë, mbetet një rekomandim i vetëm, i pashmangshëm. Të gjitha shkollat ​​janë të përgatitura për një valë të mundshme të Covid-it që i vendos ato në kushtet e kthimit të maskave dhe tavolinave të ndara. Përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme sot do të thotë që mësimi bëhet në klasë dhe se masat e kontrollit duhet të jenë të jashtëzakonshme dhe të kenë pak ndikim.

Masat për më të dobëtit dhe fëmijët në rrezik – Të dobëtit, ose fëmijët më të rrezikuar, do të duhet të vazhdojnë të mbrohen me maskën Ffp2, por do të duhet të qëndrojnë në shkollë. I rikthehemi rregullave të vjetra edhe për pedagogët dhe stafin jomësimdhënës të pa vaksinuar. Që prej prillit këta persona ishin kthyer në punë por jo në kontakt me studentët, nga shtatori do të mund të kryejnë detyrat e tyre të zakonshme.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb