Italia dhe Spanja do të përballen midis tyre në 1/8 e evropianit të Francës.

Përballja ka qenë surprizë për të gjithë pasi të dyja skuadrat deri para humbjes të Spanjës me Kroacinë, ishin në vendin e parë.

Italia ka që në botërorin e vitit 1994 që nuk e mundur Spanjën. Kjo mesa duket ka trembur italianët të cilët shquhen për shpirtin e tyre luftarak.

Gazeta më e madhe sportive italiane ‘Gazzeta Dello Sport’ është hapur me një titull për sfidën Itali-Spanjë.

‘Mamma mia, la Spagna’, shkruan e përditshmja sportive italiane, duke treguar se italianët nuk ishin përgatitur për t’u përballur me Spanjën kaq shpejt.

gazzetta dello sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb