ITALI- Policia italiane njoftoi arreston 11 bashkëpunëtorët e kreut të “Cosa Nostras”, Mateo Messina Denaro, i shpallur në kërkim prej 20 vitesh. Ata dyshohen se kanë lidhje indirekte me krimin e organizuar në Australi. Autoritetet italiane dyshojnë se klani i Denaros kryenin trafiqe droge në Ballkan, duke përfshirë Serbinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, si dhe në Australi.

Operacionet e koduara ‘Golem’ dhe ‘Eden’ janë përqëndruar në Sicili, ndërsa hetimet ashtu sic konfirmojnë dhe mediat e huaja janë shtrirë në disa shtete. Madje mediat ne Australi shkruajnë se ishin shërbimet e inteligjencës australiane që sinjalizuan autoritetet italiane. Sipas këtyre mediave, klani i Denaros kishte krijuar një perandori të madhe përmes trafikut të drogës në Ballkan si Serbia, Shqipëria dhe Mali e Zi, e deri në Sidnej e Melburn të Australisë. Mes të arrestuarve figuron edhe Vito Gondola, 77 vjeç, ish-bos mafioz, i akuzuar për menaxhimin e lidhjeve sekrete të Messina Denaros. Sipas policisë, mafiozët komunikonin me të ashtuquajturat “pizzini”, mesazh të shkruara në letër me anë të të cilave instruktonin anëtarët e grupit.

Vito Gondola shfrytëzonte kode të tilla si “ushqimin për delet e kam gati”, “dhentë duhet të qethen”, “djathi është gati të shitet” apo “gjizën ta kam nxjerrë mënjanë dhe hajde më vonë ta marrësh”.Këto mesazhe fshiheshin në një fermë në Trapani, Siçili, dhe anëtarët e saj i digjnin pasi i lexonin.

JA PERGJIMET
Mateo Messina Denaro, Një nga bosët e mafias në Itali, i cili ndodhet në arrati prej vitit 1993, ka
komunikuar me kriminelët e tjerë duke përdorur një kod të ndërtuar mbi bazën e detajeve të deleve.
Policia tha se Denaro ka komunikuar me bashkëpunëtorët e tij, duke përdorur copa letre të cilat liheshin në një fermë në Sicilinë perëndimore. Në mesazhet telefonike që përdoreshin për të njoftuar njerëzit i referoheshin shpesh deleve, tha policia. Zyrtarët nuk besojnë se kriminelët e dyshuar ishin duke diskutuar me të vërtetë rreth çështjeve bujqësore.

“Delet duhen qethur”, “Gërshërë të mëdha duhen mprehur” dhe “bari është gati”, ishin ndër mesazhet e shkëmbyera mes mafias, tha policia. Në një tjetër mesazh thuhej: “Kam vënë djathë, gjizë mënjanë, do vish më vonë?”

La Stampa tha se personat e arrestuar ishin filmuar nga policia gjatë disa muajve. La Repubblica tha se kamerat ishin instaluar në pemë për të filmuar burrat.

Ata u arrestuan në hnjë operacion bastisje në Sicili mëngjesin e së hënës. Tre prej të arrestuarve ishin mbi 70 vjeç.

Denaro, kapoja i bandës mafioze ka qenë në arrati që nga viti 1993 dhe shihet si pasardhës i dy kumbarëve mafiozë tashmë në burg. Ai dikur mburrej se mund të “mbushte plot një varrezë” me viktimat e tij.
Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi vlerësoi hetuesit nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, duke shtuar: “Italia është e bashkuar kundër Krimit të Organizuar”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb