Te FSHF vendosën që të ulin në stol të kombëtares Rolando Maran, një trajner italian me përvojë, por që nuk ka emër të madh. Trajneri i njohur, Jul Ahmati në Sport News në News 24, u shpreh se nuk mund të gjykojmë Maran, pasi vërtetë mund të rezultojë produktiv dhe mund të ketë ecuri të mirë te Shqipëria.

Mund ta prisja këtë lëvizje, 3-5 apo dhe 10 vite më parë, kur Serie A ishte full me lojtarë shqiptar, nga De Biasi te Panucci apo Reja, ishte zgjedhje normale, por Maran, ngre pikëpyetje. Një 62 vjeçare, që kulmin e tij e ka pasur 10-15 vite më parë, me një karrierë në rënie në vitet e fundit, kryesisht në Serie B. A të shqetësojnë këto detaje?

Të gjithë presin më shumë, por mendoj se nuk duhet gjykuar pa parë punën. Ne mund të shkojmë në Botëror dhe çfarë do themi. Në futboll ka garë, gara jonë është me ekipe të forta. Na duhet një trajner me përvojë që të menaxhojë grupin në bazë të talenteve që kemi, gjë që e bën gjithë bota. Shikon Poloninë, që bazon lojën te yjet e pakta që ka. Shumë mirë që ka ardhur tani pasi janë miqësoret.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: