Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 195 viktima nga koronavirusi në Itali, duke e çuar në 31 106 numrin total të të vdekurve.

Nga të dhënat e fundit, autoritetet fqinje raportuan se sot janë shëruar nga virusi i rëndë 3502 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 112 541.

Gjithashtu, sot u regjistruan edhe 888 raste të reja pozitivë me Covid-19 për një total prej 222 104 që nga fillimi i pandemisë.

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 69 viktima për një total prej 15 185 që nga fillimi i pandemisë.

Rastet pozitive në rajon sot ishin 394 për një total që nga fillimi i krizës shëndetësore prej 83 298.

Në Lombardi në terapi intensive ndodhen 307 pacientë, 15 më pak se dje. Të shëruar në Lombardi sot janë 1113 për një total prej 29 356

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb