ITALIA

Italia ka shtuar një fond shtesë prej 7 miliardë eurosh në fondin e garancisë për biznesin në situatën e koronavirusit.

Ministi për Zhvillimin Ekonomik Stefano Patuanelli ka bërë me dije se fondet për kreditë do aktivizohen për pak ditë.

Kreditë e kërkuara deri në 25 mijë euro do të jenë pa vlerësim krediti sipas tij kurse do të ketë garanci 100% për kreditë mbi 800 mijë euro por me vlerësim krediti.

Po ashtu 90% garanci do të kenë bizneset që do të marrin kredi mbi 5 milionë euro, edhe këto me vlerësim krediti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb