Vijojnë punimet në komisionin hetimor për Shëndetësinë.

Deputetja Ina Zhupa ka kërkuar që Plarent Ndreca dhe Milva Ekonomi të nënshkruajnë formularin për konfliktin e interesit, pasi e para ka qenë zv ministre në kohën kur miratoheshin koncesionet, ndërsa Ndreca ka qenë avokat i disa prej të akuzuarve për “Sterilizimet”.

Pjesë nga debati:

Ndreca: Mënyra si silleni ju po shfaqni veten si eprorja e të gjithëve ne. Jeni e para mes të barabartësh. Nëse vini me kërkesa individualem, teka e qefe, ky komision nuk do ecë me atë që u doni të impononi,. Kemi një rend dite që e keni bërë ju, ne e pranuam, por nuk ju lejon askush të humbni kohën tonë me histori që ju shkojnë ju për mend.

Zhupa: Ndreca është në hall të madh. Duhet ta dijë se ai nuk më të hedhë asgjë në votim sepse është në nënkryetar. Nuk mund të hidhet ligji në votim. Ne e kemi me detyrim të firmosim deklaratën për konfliktin e interesit. Keni qenë avokat i personave të akuzuar për Sterilizimet.
Ekonomik ka qenë zv ministre në kohën kur miratoheshin koncesionet dhe është thirrur në prokurori pasi thuhet se ka firmosur. I referohem lajmeve. Ka firmosur në mungesë të zotit Beqaj. Merrni përgjegjësi dhe firmosni formularin e deklarimit. Mos na lini ne dhe publikun me dyshime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: