LUSHNJË

Lushnja është tronditur pak minuta më parë nga një ngjarje e rëndë.

Persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar nga një mjet në lëvizje në drejtim të një lokali. Raportohet se viktimë e këtij atentati ka mbetur 34-vjeçari Bledar Muçaj, baba i dy fëmijëve, e njëkohësisht pronari i lokalit ku ka ndodhur ngjarja, ndërkohë thuhet se e persona kanë mbetur të plagosur.

4db9b4dc 7ec1 4e30 Be58 7150455ed2f5
4db9b4dc 7ec1 4e30 Be58 7150455ed2f5

Gazetarja Doriana Bezat, raporton për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në zonën e pedonales së qytetit.

Fillimisht sipas saj, konflikti mes personave të përfshirë ka ndodhur fizikisht, e më pas ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb