Sërish telashe për fisin Rraja. Nipi i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja është arrestuar nga policia e Tiranës.

22-vjeçarit Ariel Rraka iu gjet gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash. Mësohet se u riu është djali i Flamur Rrajës, vëllait të ish-deputetit.

“Gjithashtu, nga këta specialistë u arrestua shtetasi A. Rr., 22 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”, njoftoi policia.

Kujtojmë se Rraja hoqi dorë nga mandati i deputetit, pas ngjarjes së rëndë në Borizanë, ku familjarë të tij dhunuan barbarisht dy anëtarë të fisit Maja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb