LEZHË

Policia e Lezhës ka arrestuar dy vëllezë të cilët akuzohet se kanë goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë Bashkiake.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. Ll., 22 vjeç dhe A. Ll., 26 vjeç, banues në Shëngjin.

Arrestimi i tyre u bë, pasi dy vëllezërit, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime 2 punonjësve të Policisë Bashkiake.

Në Shëngjin, punonjësit e Policisë Bashkiake kanë qenë duke ushtruar detyrën mbi bazën e planit për identifikimin dhe prishjen e mureve që kanë zënë hapësirat publike pa lejen përkatëse dhe gjatë komunikimit me shtetasin Gj. Ll., i ati i dy vëllezërve, i cili ka pretenduar mosprishjen e murit të rrethimit të banesës së tij, 2 djemtë i kanë goditur me mjete të forta.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb