Kanë kaluar 10 muaj nga ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik, ku në fshatin Ostren të Bulqizës, në rrethana misterioze ndërroi jetë nëna, bashkë me 2 fëmijët e saj adoleshentë, ndërsa arriti që të mbijetonte vajza e vogël e familjes.

Merita Tola ka vendosur të flasë sot për herë të parë ekskluzivisht për “BalkanWeb”, ku në një intervistë për gazetarin Enver Doçi ajo ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë. Adoleshentja, e cila përfundoi në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë dhe ku qëndroi për shumë kohë, tregon për “BW’ se natën që ndodhi ngjarja kishin ngrënë supë dhe se sobën nuk e kishin ndezur fare, ndërsa më pas kishin rënë për të fjetur si familje.

Ajo pohoi se ka ndjerë që nëna i ka thërritur pasi motra e saj nuk ndihej mirë dhe i ka kërkuar ujë. Merita shton më tej se pasi i ka dhënë dy herë ujë dhe se dëgjonte nënën e saj që bërtiste, ka rënë dhe vet përtokë pa ndjenja dhe është përmendur në spital. Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi më 14 shkurt të këtij viti, ku në rrethana ende të paqarta humbën jetën nëna Rajmonda, Rudina 18 vjeçe, Fatjoni 14 vjeç.

PJESË NGA INTERVISTA
Çfarë ka ndodhur në familjen tuaj në 14 shkurt?

Gjyshi mori mamin në telefon dhe i tha; do vish se jam sëmurë. Shkoi mami. Më pas mami mori në telefon vëllain dhe i tha; eja të më marrësh. Shkuan me çunin e xhaxhit, por mami nuk erdhi në shtëpi. Shkoi tek kunata që t’i japë lekët. Kur u kthye ajo, hëngrëm bukë. Foli me babin në telefon. U shtrimë për të rënë në gjumë.

Çfarë kishit ndezur?
Soba nuk ishte ndezur. Kishim pjekur bukën, dhe asgjë nuk kishim ndezur.

Si ka mundësi, çfarë ndodhi?
Mami nuk ndezi sobën.

Çfarë konsumuat?
Ne hëngrëm supë. S’ka pasur sobë ndezur.

Në çfarë ore i ndjetë shqetësimet?
Jo nuk kisha asgjë.

Ça mban mend prej asaj nate?
Kur u shtrimë, u ngrit motra ime dhe ra aty te soba. Nisi mami të bërtiste;’më jep ujë’. I dhashë ujë dy herë, dhe më pas nuk mbaj mend më. Rashë dhe unë. Se pash më as mamin, as vëllain. Nuk kemi pasur ngrohje atë natë.

Ti vetëm kur e ke parë veten në spital…
Po në spital.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb