Shtatë spitale publike në Izrael kanë kërcënuar se do të ndalojnë pranimin e pacientëve me koronavirusin e ri (COVID-19) duke filluar nga sot, sipas tyre për shkak të problemeve buxhetore dhe mungesës së personelit.

Drejtorët e spitaleve mbajtën një konferencë shtypi të dielën para ndërtesës së Ministrisë së Shëndetësisë në Kudsin Perëndimor për të tërhequr vëmendjen ndaj vështirësive me të cilat po përballen për shkak të shpërthimit të COVID-19.

Ofer Marin, drejtor i Qendrës Mjekësore Shaare Zedek të Kudsit, tha se qeveria nuk e përmbushi premtimin e saj për të siguruar rreth 1 miliard sikla (308,7 milionë dollarë) ndihmë spitaleve publike ku po trajtohen pacientët me koronavirus që nga janari i këtij viti.

Me efektet e variantit Delta të virusit, virusi ka filluar të përhapet përsëri me shpejtësi, kurse barra mbi spitalet gradualisht po rritet.

Vendi deri më tani ka konfirmuar mbi 990.500 raste dhe 6.830 vdekje të lidhura me koronavirusin.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb