Trajneri i Izraelit, Ran Ben Shimon, ka komentuar nivelin e Kombëtares së Kosovës, në prag të përballjes mes dy përfaqësueseve. Në deklaratën e tij, Ben Shimon vlerësoi ekipin dardan, duke e konsideruar Kosovën një skuadër të mirë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb