Është përcaktuar trupa e arbitrimit që do të vendosë drejtësi në përballjen mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë.

UEFA i ka besuar drejtimin e kësaj sfide arbitrit kroat Igor Pajač, i cili do të ketë në krah asistentët Bojan Zobenica dhe Ivan Mihalj.

Arbitri i katërt do të jetë Patrik Pavlešić, ndërsa në sistemin VAR do të jenë Mario Zebec dhe Fran Jović.

Kështu, e gjithë trupa e arbitrimit për këtë takim do të jetë nga Kroacia, ndërsa vëmendja do të jetë te paraqitja e Kombëtares shqiptare në këtë transfertë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb