Luleshtrydhet kryesojnë listën e këtij viti të prodhimeve me nivelin më të lartë të të pesticideve, sipas një raporti të ri nga Grupi i Punës për Mjedisin (EWG), raportojnë sot mediat botërore.

Molla, që e kryesoi këtë listë për 5 vite tani është zhvendosur në vendin e dytë.

Për raportin, grupi ka analizuar rezultatet e testimit të më shumë se 35,200 mostrave të frutave dhe perimeve të marra nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave.

Pothuajse të gjithë mostrat (jo-organike) luleshtrydhe, të paktën 98 për qind e tyre, kishin mbetje të pesticideve me 47 për qind nga 10 ose më shumë pesticide të ndryshme. Disa mostra treguan mbeturinat nga 17 pesticideve të ndryshme.

“Është befasuese për të parë se sa shumë luleshtrydhe janë të ndotura me mbetje të pesticideve të rrezikshme, por edhe më tronditëse është se këto mbetje nuk shkelin ligjet e dobëta të SHBA-së dhe rregulloret mbi pesticidet në ushqim”, tha Sonya Lunder, analiste e organizatës, në nje deklarate.

Lista e plotë e 2016 “Ushqimeve të ndotuara”;

Luleshtrydhe
Mollë
Nektarina
Pjeshkë
Selino
Rrush
Vishnje
Spinaq
Domate
Speca të ëmbël
Domate qershi
Kastravecët

Po cilat janë perimet më të pastra nga pesticidet? Shikoni listën më poshtë

Avokado

Misër i ëmbël

Ananas

Lakër

Bizele e ëmbël (të ngrira)

Qepë

Shparg

Mango

Papaja

Kivi

Patëllxhani

Pjepri

Lulelakra

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: