TIRANE – Ndryshe nga dhjetë vitet e kaluara, kur e ka kaluar ditëlindjen me të dashurin e saj të zemrës Ermal Hoxha, këngëtarja Rrezarta Shkurta ka festuar ditëlindjen e saj të 29, pa praninë e bashkëshortit, i cili ndodhet prej disa muajsh në burg. Ermali e ka befasuar Rezin me dhurata dhe një letër emocionuese, të cilën këngëtarja e ka publikuar në rrjetin social “Facebook”.

“E dashur e shtrenjta Rezushi ime, Uroj që vitin tjetër 30-vjetorin ta kalojmë së bashku, diku larg ne të dy… Sot në pamundësi për të të përqafuar e për të të patur pranë po të shkruaj një letër të dalë nga shpirti. Je gjëja më e shtrenjtë që kam dhe të dua shumë, je jeta ime e mungesa jote rëndohet dita-ditës. Uroj që 100 vite t’i kalojmë së bashku të lumtur e të gëzuar pranë gocës sonë të mrekullueshme, je nëna më e mirë në botë dhe jam krenar për gjithçka ke bërë. Të dua shumë, Ermali…”
“Kjo letër ka emocionuar shumë 29-vjeçaren, e cila ndarjen nga Ermali e ka cilësuar si ëndërr të keqe që shpejt do të harrohet.

“Sepse e di që një ditë do harrohet kjo ëndërr e keqe dhe në zgjim më pret ai. Ai që ka 10 vjet që më fal vetëm dashuri, vetëm lumturi, më fali një diamant të vogël me emrin Hera. Të gjithë një ditë do ikim nga kjo botë, e s’do marrim asgjë me vete. Po unë pata dhe kam fatin më të madh në botë, që kjo jetë më takoi me dashurinë e vërtetë. Me princin e ëndrrave të mia. Jam e përlotur tani por nga lumturia që të kam në jetën time”,- shkruan këngëtarja në rrjetin social “Facebook”.

Rrezarta dhe Ermali në vitin 2013 u bënë prindër të fëmijës së tyre të parë, të quajtur Hera.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: