E madhe apo e vogël? Ngjyrë ari, çelik i pandryshkshëm, apo alumin? Metal, lëkurë, plastikë. Ja sa kushton një orë Apple Watch:

Apple Watch Sport Edition
• Alumin dhe jo e larë me ar
• 60% më i fortë se aliazhi standard
• Ngjyrat: argjend ose gri
• Modeli më i lirë i orës së Apple-it
• Për sportivët
Çmimi: 350 dollarë për modelin me trashësi 38 mm, 400 dollarë për modelin me trashësi 42 mm.
Apple Watch
• Çelik i pandryshkshëm dhe jo e larë me ar
• Xham prej safiri
• Ngjyrat: argjendi dhe të zezë
• Metal i fortë, 80% më i fortë se çeliku i pandryshkshëm normal
• Për njerëzit e zakonshëm
Çmimi: 550 dollarë-1050 dollarë (38mm) dhe 600 dollarë-1100 dollarë (42mm).
Çmimet shtesë:
• Rrip sportiv: 50 dollarë
• Rrip prej lëkure: 150 dollarë
• Tokëz klasike: 150 dollarë
• Nuk ka rëndësi madhësia e rripit, çmimet janë të njëjta për të gjitha versionet.
Apple Watch Edition
• E larë me ar 18-karat
• Për njerëzit e pasur
• Përdor material të veçantë ari i krijuar nga Apple
• Do të krijohen shumë pak njësi dhe do të shiten në vetëm disa shtete
Çmimi: 10,000 dollarë-17,000 dollarë
Ora e re e Apple-it mund të porositet duke filluar nga 10 prilli dhe do të jetë e disponueshme në dyqane duke filluar nga 24 prilli në SHBA, Britani, Kinë, Japoni, Hong Kong, Gjermani dhe Francë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: