Si të tejkaloni ndarjen pas një kohe të gjatë në lidhje dashurie? Është një nga pyetjet më të vështira për të gjithë ata që kanë kaluar këtë fazë.

Por Ashton Kutcher ka treguar një mënyrë interesante se si e ka kaluar ai divorcin nga Demi Moore.

“Pak pasi u divorcova, shkova në bjeshkë për një javë, vetëm. Nuk haja e as nuk pija – thjesht ujë dhe çaj. Largova të gjithë laptopët, telefonat e mençur, gjithçka. Isha krejtësisht vetëm, andaj nuk kisha me kë të bisedoja. Kisha vetëm një fletore të vogël, një laps dhe ujë e çaj – për një javë të plotë”, ka thënë ai.

Të praktikuarit e Tai Chi ishte një mënyrë tjetër që aktori kishte zgjedhur për të tejkaluar këtë moment të vështirë në jetën e tij.

Ndërsa për të vazhduar para pas ndarjes nga Moore, Kutcher i shkroi letër secilës vajzë që ai kishte qenë në lidhje paraprakisht.

“Shkrova secilën lidhje të dashurisë që kisha pasur e ku ndihesha se ka mbetur diçka pa thënë, një pendesë. I shkrova letër secilit person dhe në ditën e shtatë, i printova ato dhe i dërgova”, ka shpjeguar ai.

Kutcher e ka quajtur këtë fazë pas divorcit në jetën e tij si shumë shpirtërore dhe në një mënyrë të mrekullueshme.

Divorci i Kutcher dhe Moore është finalizuar në muajin nëntor të vitit 2013, gati dy vjet pasi çifti kishin bërë publike se nuk ishin më bashkë.

Aktori është aktualisht i martuar me Mila Kunis, me të cilën kanë kurorëzuar dashurinë në muajin korrik të vitit 2015.

Çifti kanë dy fëmijë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: