Policia e Tiranës ka proceduar penalisht një 56-vjeçare të identifikuar si A.Sh sepse në periudhën 2 mujore duke i premtuar ndryshimin e fatit me fall ka mashtruar një 35 vjeçare.

Policia bën me dije se gruaja në fjalë, që vetëcilësohej fallxhore i ka marrë në këmbim rreth 12 mijë euro kësaj vajze.

Gazetarja Dorjana Bezat që raportoi lajmin për “BalkanWeb” sqaron ndër të tjera se çështja po hetohet nga prokuroria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb