Anëtarësimi në NATO për Finlandën dhe Suedinë është një prioritet, deklaroi shefi i aleancës ushtarake Jens Stoltenberg në një konferencë shtypi me kryeministren finlandeze Sanna Marin në Helsinki.

“Unë jam absolutisht i sigurt se Finlanda dhe Suedia do të bëhen anëtarë të NATO-s”, tha Stoltenberg, ndërsa shtoi: Mesazhi im ka qenë se ka ardhur koha për të finalizuar procesin e ratifikimit. Tani është koha për të ratifikuar si në Budapest ashtu edhe në Ankara.

Ai përsëriti se Finlanda dhe Suedia plotësuan plotësisht kriteret e hyrjes në NATO dhe “kanë përmbushur atë që duhej të bënin” pasi aplikuan për t’u bashkuar me aleancën majin e kaluar.

Stoltenberg, i cili pritet të japë dorëheqjen në tetor pas tetë vjetësh në detyrë, tha se Turqia kishte rënë dakord të rifillonte bisedimet me Finlandën dhe Suedinë për ofertat e tyre për anëtarësim në Bruksel në fillim të muajit të ardhshëm për të tejkaluar pengesat.

Ai tha gjithashtu se parlamenti hungarez “e ka bërë të qartë” se do të diskutojë ratifikimin brenda disa ditësh dhe shprehu shpresën se një votim pozitiv do të vijë së shpejti.

NATO kërkon miratimin unanim nga anëtarët e saj ekzistues për të pranuar anëtarë të rinj, por Turqia dhe Hungaria janë të vetmet kombe në aleancën ushtarake prej 30 anëtarësh që nuk e kanë miratuar zyrtarisht pranimin e Suedisë dhe Finlandës duke vonuar anëtarësimin e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb