TIRANE

Ish-sportisti dhe ish-konkurrenti i Big Brother Vip Albania, Granit Cana ka treguar se është në kërkim të dashurisë.

Cana për ‘Pushime On Top’ ka treguar se është single dhe se do të donte që vajza që do të kishte në krah të ishte shqiptare dhe brune.

Pjesë nga biseda:

Granit, ke gjetur ndonjë të dashur apo akoma single je?

Graniti: Akoma duke kërkuar jemi.

Si e do femrën e zemrës?

Graniti: Brunetta…

Dëgjo, vera gjithmonë premton dashurira të bukura kështu që nuk i dihet këtë verë mund të gjesh një dashuri.

Graniti: Ka ndodhur, ka ndodhur… kanë ardhur edhe të jashtëm shumë, ta shohim. Kanë ardhur mërgimtarët. Takova disa francezë dhe fillova të flisja me ta, thash me vete ohh sa më kishte munguar të flas frengjisht.

Dmth edhe nga Franca mund ta konsiderojmë?

Graniti: Vallahi jo, më mirë se gocat shqiptare nuk ka.

Kujtojmë se gjatë pjesëmarrjes në Big Brother, ish-sportisti u përfol dhe për një romancë me këngëtaren Fifi por nuk pati asgjë konkrete mes dyshes, dhe se kjo e fundmi tashmë është në një raport dhe nënë e një djali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: