Policia e Kosovës mbrëmjen e së premtes ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi kishte gënjyer se kishte reultuar pozitiv me COVID-19 duke vënë kështu alarmin.

Personi në fjalë, përmes rrjetit social kishte shpërndarë lajmin, duke keqpërdorur kështu sinjalin e fatkeqësisë apo të rrezikut, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim.
“Rr. Kadri Zeka, Prishtinë 27.03.2020 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi përmes rrjetit social ka gënjyer se është testuar dhe ka dal pozitive me sëmundjen COVID-19. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, raporton Policia e Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: