TIRANA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulziim Basha ka publikuar videon e News 24, ku një qytetar ankohet për situatën e rëndë që po kalon nga koronavirusi.

Basha thekson se ndihet i tronditur nga videoja, për realitetin tragjik të Covid-19 në vendin tonë, duke shtuar se duhet të marrë fund propaganda dhe gënjeshtrat.

Djali në video shprehet se ka nënën sëmurë, se po lufton për të shpëtuar jetën e së ëmës dhe se ka paguar shuma të mëdha parash.

I riu flet me dhimbje për gjendjen e tij, duke u dridhur dhe mes lotësh.

Postimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha:

Jam shumë i tronditur nga këto pamje. Dhimbja e këtij djali që lufton për të shpëtuar jetën e nënës së tij, të thyen zemrën.

Kjo është tragjikisht, e vërteta e tmerrshme që po përjetojnë të sëmurët me covid dhe familjarët e tyre. Nuk duhet të kishim ardhur në këtë pikë!

Kësaj i druheshim, prandaj kërkuam prej fillimit të merreshin masa serioze dhe të bëhej gjithçka për ti dalë të keqes para. Boll më me propagandë dhe gënjeshtra. Janë jetë njerëzish që kur ikin nuk kthehen më!

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: