“Jam vajzë e burgosur në trupin e një djali” kjo është klithma e një brenge që shqetëson një 24-vjeçar prej vitesh. Në adoleshencë kuptoi se vajzat mund t’i kishte vetëm shoqe dhe asgjë më shumë pasi dëshirat seksuale ia nxisnin vetëm djemtë.

Pasi përjetoi një histori dashurie me një djalë u bind plotësisht për orientimin e tij seksual. Dëshira për të jetuar hapur preferencat e tij seksuale dhe të vishet dhe të sillet si vajzë është e madhe, por pesha e paragjykimit e shtyp. Megjithëse jeton në një shtet europian, i riu nga Pogradeci sërish i druhet paragjykimeve dhe homofobisë.

Ka dashur të flasë hapur me prindërit e tij, por ata i kanë thënë se në rast se vijon këtë sjellje do ta mohojnë si fëmijën e tyre.

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të gazetares Evis Ahmeti ka ardhur sot rrëfimi i 24-vjeçarit, për të pathënat e tij që i ka kyçur brenda vetes prej vitesh.

Evis Ahmeti: Kur i kuptove dëshirat e tua seksuale?
Kur isha 17 vjeç kam parë rastësisht një djalë dhe ndjeva dëshirë për të dhe ia shpreha.

Si ka qenë fëmijëria jote?
13 vjeç kam qenë në Shqipëri. Jam rritur në një familje konservatore që nuk më mbështesin. Babai më ka thënë nëse vazhdon të jesh kështu, nuk do jesh djali im.

Si është veshja jote?
Fshehur familjes vesh fustane bëj dhe make up. Kur kisha të dashurin dilja dhe në disko.

Çfarë qëndrimi mbanin nëna dhe motra për orientimin tënd seksual?
E kanë kuptuar por nuk më mbështesin, më thonë nuk do të të mbajmë më në shtëpi. I shqetësonte sjellja ime sepse thonë jemi familje e rëndësishme. Prandaj kam heshtur dhe familja ime nuk e di.

Ndërsa vëllai me tha, bëj me jetën tënde çfarë të duash por nis jetën më vete në një shtëpi tjetër.

Si të duket ambienti në Shqipëri?
Është edhe më keq. Më preku shumë rasti që u dhunua një anëtar i komunitetit LGBT. Shteti të vërë dorë. Ai person s’i bënte keq askujt.

Ke pasur ndonjë marrëdhënie?
kam qenë në një lidhje me një italian. Kam qenë 3 vite me të. Në fillim ishte mirë. Pastaj ai përdori drogë ishte i dhunshëm me mua dhe më përdhunoi. E kam denoncuar në polici. Me të jam ndarë në prill të këtij viti dhe uroj ta rimëkëmb veten dhe të gjej një të dashur tjetër.

Ke marrë asistencë psikologjike?
Po kam marrë ndihmë në Romë. Tani dua të nis një marrëdhënie tjetër. Këtu në Shqipëri kam frikë ta them orientimin tim sepse këtu njerëzit janë të dhunshëm. Rri i ndrojtur sepse më preku shumë rasti i dhunimit të një personi si unë disa ditë më parë. Nuk hapem me njeri. I mbaj të gjitha gjërat për vete. Kur shkoj në Pogradec tek gjyshi dal i shoqëruar sepse kam frikë. Njerëzit janë shumë agresiv këtu. Kam frikë sepse mendoj po sikur të përballem me 7 meshkuj që si pranojnë të rinjtë si unë dhe më bëjnë të vdekur?!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: