James Rodriguez i ka ardhur në majë të hundës situata te Bayern Munich dhe arsyeja kryesore është trajneri Kovac.

Ai është te Bayern në formë huazimi deri në qershorin e ardhshëm dhe bavarezët kanë të drejtë ta blejnë përfundimisht për 64 mln euro lojtarin.

Por James i përgjërohet Real-it ta rikthejë në Spanjë dhe të qëndrojë deri në fund të kontratës e cila skadon deri më 2021.

Kolumbiani u largua një vit më parë nga kampionët e Europës, pa dashur, sepse idane nuk kishte besim tek ai.

Por largimi i trajnerit francez ka ndryshuar situatën dhe James i ka kërkuar agjentit Jorge Mendes të mundohet ta rikthejë te Los Blancos.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: