Kryeministri japonez u kërkoi sot bashkatdhetarëve të tij të rishikonin projektet e tyre për pushime dhe të pezullonin një fushatë të diskutueshme të turizmit të brendshëm ndërsa arkipelagu po përballet me një rritje të infektimeve me COVID-19.

Kryeministri japonez, Yoshihide Suga u angazhua gjithashtu për të mbështetur më shumë personelin mjekësor dhe institucionet që po luftojnë me një valë të tretë të rasteve në Japoni.

Ai premtoi të rrisë subvencionet për restorantet dhe bizneset në vështirësi për shkak të pandemisë.

Suga, i cili mori detyrën në shtator, ka parë rënien e popullaritetit të tij, pjesërisht për shkak të menaxhimit të krizës dhe refuzimit të tij për të marrë parasysh thirrjet për t’i dhënë fund fushatës “Shko për të udhëtuar” që promovon turizmin e brendshëm.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb