I jashtëzakonshëm, i magjishëm, i mrekullueshëm, mund të përdorësh shumë epitete për të përshkruar atë që Messi bën në fushën e lojës, e fundit akoma dhe më e bukur ishte kryevepra që vuri në jetë kundër Liverpool. Me dopjetën e tij, Messi arrin në kuotën e 600 golave në karrierë dhe kap menjëherë rivalin e tij më të madh C.Ronaldon.

Messi 600 Gola
Messi 600 Gola

Këtë shifër të jashtëzakonshme, Messi e ka arritur në 14 vite, nga goli i parë kundër Albacete, 1 mars 2005, e deri në mbrëmjen kundër Liverpool, “pleshti” nuk është ndalur më. 417 gola i ka shënuar në La Liga, 50 në Kupë, 112 në Champions League, 13 në SuperKupën e Spanjës, 3 në SuperKupën europiane dhe 5 në Botërorin për Klube.

Fbl Eur C1 Barcelona Liverpool
Fbl Eur C1 Barcelona Liverpool

491 gola i ka shënuar me këmbën e majtë, 85 gola me të djathtë, 22 më kokë, një me trup dhe një me dorë. Këto shifra mund të dërgojnë në dëlir çdo futbollist por jo Messi i cili në përfundim të ndeshjes kundër Liverpool, ka një peng, mund të kishin shënuar më shumë:

Maxresdefault
Maxresdefault

“E vërtetë, mund të shënonim më shumë, nuk ka mbaruar asgjë. Duhet të jemi të lumtur për këtë ndeshje. Goditja e dënimit? Ishte një ekzekutim spektakolar por isha dhe me shumë fat që gjeta trekëndëshin, u shpreh Messi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb