Një tjetër cmim vjen për Jay-Z. Sipas ‘Forbes’ ai është artisti i parë hip-hop që ka hyrë në olimpin e miliarderëve, falë një perandorie të ndërtuar me bashkëshorten Beyonce dhe që shkon përtej muzikës.

Nga shërbimet e tij muzikore streaming (Tidal) dhe etiketat diskografike (Roc Nation), i shtohen edhe të tjera të ardhura nga tregu imobiliar.

Paradoksalisht nuk janë aktivitetet ligjore që lidhen me muzikën ato që japin më shumë fryte për Jay –Z. Një e treta e pasurisë (300 milion euro) vjen nga prodhimet e shampanjës, të tjera 220 milion vijnë nga investime të ndryshme (Jay-Z është edhe një nga aksionerët e Uber) dhe 100 milion të tjera të ardhura vijnë nga prodhimet e konjakut, ndërsa etiketa e tij Roc Nation gjeneron një faturë prej 75 milion.

Në perandorinë e tij të ndërtuar ndër vite, ka bashkëpunuar edhe bashkëshortja e tij Beyonce.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: