Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, deklaroi se mbyllja e Ngushticës Hormuzit nga ana e Iranit do të ketë pasoja të rënda për vetë Teheranin.

“Sistemi i tyre ekonomik është i varur nga kjo rrugë ujore. Nuk ka asnjë arsye që ata të shohin një hap të tillë”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, anëtari i komisionit iranian për sigurinë kombëtare, Esmail Kosari, u shpreh se mbyllja e ngushticës po ndodh pas sulmeve amerikane.

Parlamenti iranian ka miratuar për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

Tani pritet që të vendosë përfundimin mbi këtë çështje Këshilli Sugjerim i Sigurisë Kombëtare të Iranit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: