Publicisti Aurel Plasari ka qenë këtë mbrëmje në emisionin “Opinion”, në një rrëfim mbi jetën e tij dhe momentet më të rëndësishme të Shqipërisë në 30 vitet e fundit.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, lidhur me atë që mund të konsiderohej si defekti më i madh i shoqërisë shqiptare gjatë këtyre 30 viteve, Plasari tha se në grupin e politikanëve është marrja përsipër e punëve për të cilat nuk janë të zotë dhe nuk janë ekspertë.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Kush ka qenë defekti më i madh i yni në këto 30 vjet, i shoqërisë shqiptare?

Nuk ma mbën të gjykoj shoqërinë shqiptare, por e grupit të  politikanëve është marrja përsipër e punëve për të cilat nuk janë të zotë dhe nuk janë ekspertë. Kjo mund të justifikohej në një moment të parë të konvertimit të ekonomisë, të shtett, etj, por ne pastaj kemi shtete të tjera të Europës Lindore, edhe Havel mori ekonomistët nga Çekosllovakia, nga bota, nga emigracioni dhe u kërkoi atyre zgjidhje.

Kurse këtu vijuan me këmbëngulje, siç vijojnë edhe sot. Edhe unë nuk kam dashur ta besoj për çfarë vijojnë një kategori dhe jam tronditur kur e kam dëgjuar nga njëri prej tyre, deputet politikan; ishim jashtë në një udhëtim dhe unë po pyesja çfarë e keni këtë kështu, si Noli, me thonj, me dhëmbë me kthetra? Dhe më thotë njëri: Je mbrapa profesor, se ti nuk e di që rruga më e mirë për t’u pasuruar është politika.

Në botën demokratike ky është një anormalitet, kurse të praktikohet e të thuhet…dmth më bëjnë mua budalla, që nuk e kuptoja….Tashmë mbasi kam dëgjuar atë tezë jam në gjendje t’i gjykoj; grupimin politika, klasën politike, zhganin politik. Sigurisht ka njerëz që kanë hyrë për ideale, por janë shumë të dallueshëm sepse në një moment të cakutar thonë: po largohem. Ndërsa i dalloj ata që me thonj e me dhëmbë nuk largohen.

Fevziu: S’janë të aftë për asnjë profesion tjetër.

Plasari: Atëherë dalim në një gjë tjetër, po na qeversin njerëz që nuk janë të gatshëm për asgjë tjetër./opinion

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb