Ka shkuar në 30 numri i personave të vrarë nga sulmi i sotëm në një treg në Jemenin perëndimor, për të cilin palët ndërluftuese po fajësojnë njëra-tjetrën.

Lajmi u bë i ditur nga rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani. Në një deklaratë të publikuar nga agjencia e lajmeve e lëvizjes, Saba, Ministria e Shëndetësisë e Huthëve raportoi gjithashtu tetë persona të plagosur.

Sipas të njëjtit njoftim, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për trupa të tjerë nën rrënoja, ndaj bilanci i viktimave mund të ndryshojë. Ndërkohë, palët në konflikt kanë dhënë versione të ndryshme për përgjegjësinë e sulmit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb