kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e sapo zgjedhur të Bullgarisë, Rumen Radev.

Lajmi është konfirmuar nga vetë kryeministri, i cili ka thënë se janë dakordësuar për të vazhduar dialogun mes dy vendeve për gjetjen e një zgjidhje mbi veton e vendosur në procesin e integrimit në BE.

“Ramë dakord që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë nëpërmjet dialogut dhe kuptimit të ndërsjellë të gjejnë zgjidhje në emër të ardhmërisë së përbashkët evropiane”, shkruan Zaev.

Zgjedhjet e sotme në Bullgari kanë një rëndësi të veçantë për Maqedoninë e Veriut, pasi me këtë hapet rruga e krijimit të një qeverie politike dhe marrjes së një vendimi “pro” çeljes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb