TIRANË

Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka folur në seancë për situatën në Kuvend, përjashtimin e deputetëve të PD-së, mosngritjen e komisionit hetimor për çështjen McGonigal dhe refuzimet për kërkesat e tjera të PD-së.

Ai tha se kemi të bëjmë me një grusht shteti institucional dhe se jemi në regjim, po shkojmë në diktaturë.

“Procedura nuk respektohet. E drejta e deputetëve nuk respektohet. Kemi paraqitur kërkesë për komision hetimor, kërkesa të tjera për mocion me debat.

Rregullorja e thotë qartësisht se komisioni hetimor i firmosur nga disa deputetë është i ligjshëm.

Kërkesa jonë bazohet pikërisht mbi ligjin, kur të ndryshojë hajde diskutojmë. Sot këtë kemi ligj dhe jeni të detyruar ta zbatoni. Jo vetëm që shkelet procedura, rregullorja, demokracia po ndryshe këtu kemi të bëjmë me grusht shteti institucional. Nuk ka të drejtë askush të bëjë këto veprime. janë veprime që pjellin diktatura. Jemi në regjim, po shkojmë në diktaturë. Ju tërheq vëmendjen deputetëve socialistë, kjo shpatë do bjerë dhe mbi kokat tuaja”, deklaroi Shehu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb