Deputeti i opozitës së bashkuar Ralf Gjoni, në një intervisitë me “Skype” në “News 24” , i pyetur për votimin e parlamentit, pa lexuar marrëveshjen sekrete me “Fizer”, tha se ngjarja ishte një skandal.

Gjoni thekson se deputetëve iu duhej vënë në dispozicion marrëveshja me Fizer.

“Dje ishte një hapje normale parlamentare. Dje, jashtë rendit të ditës, na thuhet se është diskutuar ideja për të futur në rend dite, në minutë të fundit, 3 projekt-akte. Unë kam kërkuar që të lexohet akti normativ. Ku jetojmë, në Republikë sultjashi?

Unë si deputet kam të drejtë të lexoj çfarë ne votojmë për qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Marrëveshja me Fizer duhet të na vihej në dispozicion. E keni vënë re se vendosin shumë ligje në minutë të fundit. Maxhoranca në parlament është shtypëse dhe arrogante”, tha Gjoni.

Ralf Gjoni deklaroi se Rama ka kohë që vazhdon e bën cubin me vendet europiane, por se në fakt Shqipëria gjithmonë e më shumë po ngjan me Republikë sultjashi.

“Më duket absurde që lideri i një vendi ballkanik të bëjë si cub ndaj liderëve europianë. Kjo është paaftësi. Izraeli prsh është vend që ka shpërndarë shumë vaksina. Ky nuk është shtet, por Republikë sultjashi”, u shpreh Gjoni.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb