Kushërira e familjes Balla në Shënavlash të Durrësit, në një prononcim për mediat, ka folur për ngjarjen e rëndë, ku djali vrau babanë.
Kushërira tha se djali ka përhapur lajmin në fshat se babai ishte zhdukur, sipas raportimit të gazetares Klodjana Haxhiaj.
“Jemi shokuar nga ngjarja. Nuk ka qenë familje e shthurur. Tani e mësuam që Enverin e kanë vrarë.
Dy djem të tjerë viktima i kishte jashtë vendit. Merreshin me bagëti. Djali hapi namin se ka humb babi”, tha kushërira e familjes.
(Balkanweb)