Ish-futbollisti i Dinamos dhe Shqipërisë Sulejman Demollari shprehet se ka ardhur koha që qeveria dhe klubet e Kategorisë Superiore.

Në studion “Sport News Plus” të “News 24”, ish-trajneri i Shqipërisë shtoi se ka ardhur që të reformohet i gjithë sporti në Shqipëri, jo vetëm futbolli.

“Në opinionin tim, jemi të vonuar. Zgjidhja e çështjës duhet të bëhet një reformë ligjore. Tani ka ardhur momenti që kemi arritur në këtë pikë. Nuk është përplasje e qeverisë me ekipet e Superiores. Nuk është vetëm për futbollin, por për të gjithë sportet, sa më shpejt të bëhet reforma aq më mirë do të jetë për të gjithë. Ka ardhur koha të bëhemi si Europa. Kemi shembullin shumë të mirë Kosovën. Si Kosova mund t’i zgjidhim gjërat më të thjeshta. Të ndihmojmë dhe futbollin she sportin e fëmijëve. Unë e thashë, jam për zgjidhjen, ka ardhur momenti të ketë marrëveshje qeveria me Ligën”, deklaroi Sulejman Demollari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb