Jennifer Lopez pritet të shesë rezidencën e saj ultraluksoze në Bel Air, Kaliforni për… 42,500,000 dollarë.

Sipas shtypit të huaj, duke cituar informacione nga kompania që e ka nxjerrë në shitje, shtëpia “e rrallë dhe e jashtëzakonshme” ndodhet në një sipërfaqe prej tetë hektarësh tokë dhe është projektuar fillimisht nga arkitekti ikonë Samuel Marks.

Sipas raportimeve, këngëtarja bleu pronën mahnitëse në vitin 2016 nga aktorja Sheila Ward, me rinovimin e mëvonshëm që i kushtoi Lopez 28 milionë dollarë.

Rezidenca, me dekorimin e saj të veçantë në stilin francez, me gurë dhe dru, përfshin nëntë dhoma gjumi, një kuzhinë me një zonë të integruar për mëngjes, një dhomë lojrash, një bibliotekë, një dhomë masazhi, një palestër dhe një dhomë kinemaje.

Rezidenca është veçanërisht e ndritshme dhe mundëson qasje në pamjen mbresëlënëse të zonës përreth nga çdo pikë. Gjithashtu, ka një pronë të dytë për mysafirët, pishinë, kopsht perimesh organike, liqen me plazh me rërë, amfiteatër për 100 persona në natyrë dhe shtigje ecjeje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb